Ministria e Shëndetësisë pranon një donacion 10 mijë litra alkool etilik nga 'Stone Castle'

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 10.000 litrave të alkoolit etilik, i cili do t’u shërbejë institucioneve shëndetësore si mjet dezinfektues gjatë punës së tyre për parandalimin e përhapjes së coronavirusit Covid-19.

Sipas një njoftimi të Ministrisë në “Facebook”, donacioni është nga kompania “Stone Castle Vineyards and Winery”.

Gjithashtu sipas tyre, produkti i dhuruar për institucionet shëndetësore është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht nga kompania “Trepharm”.

Në anën tjetër, KALLXO.com ka raportuar sot se Ministria e Shëndetësisë përmes një procedure emergjente me kontratë të negociuar ka blerë 3,000 teste për coronavirusin COVID-19.

Nga 13 marsi deri më tani 63 është numri i të infektuarve me coronavirus. Prej tyre njëri ka ndërruar jetë.

Ndërsa, 146 numri i të infektuarve  me COVID-19 është në Shqipëri.