Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Krasniqi merr pjesë në betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi po merr pjesë në ceremoninë e betimit të Erden Atiq si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Në një seancë solemne, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet që të jap betimin sot.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.

Përgatitjet për seancën kanë filluar tash e disa ditë, përderisa dje gjatë ditës zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku tha për KALLXO.com se seanca e sotme do të mbahet me vetëm një pikë rendi të ditës, betimin e kryetarit.

“Nuk ka ndonjë telashe, në rregull është krejt. Është seancë solemne, me një pikë të rendit të ditës dhe vetëm betimin ka me jep kryetari. Përgatitjet janë bërë të gjitha” – tha ai.

Sot pritet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq