Ministri Arben Vitia flet për lehtësimin e masave në fazat vijuese

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e  sotme të Qeverisë, duke folur për 100 ditëshin në Qeveri, Vitia tha se 90 për qind të punëve të tyre kanë pasur të bëjnë me pandeminë në këtë periudhë kohore.

“Pas paraqitjes se rasteve të parë, MSh-ja ka ndërmarrë veprime që kanë kufizuar lirinë e lëvizjes nëpër komuna”, tha ai duke përmendur vendimet tjera likdhur me pandeminë.

Vitia duke folur për lehtësimin e masave tha se në fazën e dytë dhe të tretë, do të ketë rivlerësim të situatës varësisht nga situata epidemiologjike në terren.

Ministri në detyrë shtoi se MSh-ja për pajisje mbrojtëse personale nga buxheti i saj ka shpenezuar 5 milionë e 10 mijë e 421 euro.

Ai shtoi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pa ndërprerje është duke vazhduar testimin dhe monitorimin e situatës epidemiologjike.

“Nga data 8 shkurt deri më sot për 24 orë në IKSHK janë testuar mbi 10 mijë mostra të dyshimta ku pozitiv kanë dalë 919 deri më sot”, tha ai duke shtuar se është duke funskionuar edhe qendra e thirrjeve, ku raportohet se pranohen nga 200-300 thirrje mesatarisht gjatë ditës.