Millun Millenkoviq, Llune, i dyshuar për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë - FOTO: Laurant Berisha - KALLXO

Millenkoviq sillet i prangosur në gjykatë - FOTO

I arrestuari i djeshëm në Mitrovicën Veriore nën dyshimet për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë, Millun Millenkoviq është sjellë i prangosur në Pallatin e Drejtësië në Prishtinë.

I arrestuari i djeshëm në Mitrovicën Veriore nën dyshimet për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë, Millun Millenkoviq – FOTO: Laurant Berisha – KALLXO
I arrestuari i djeshëm në Mitrovicën Veriore nën dyshimet për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë, Millun Millenkoviq - FOTO: Laurant Berisha - KALLXO
I arrestuari i djeshëm në Mitrovicën Veriore nën dyshimet për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë, Millun Millenkoviq – FOTO: Laurant Berisha – KALLXO

Ndaj tij pritet që Gjykata të vendos masën e sigurisë pasi Prokuroria Speciale ka këkruar masën e paraburgimit.

Seanca do të mbahet para gjyqtarit Mentor Bajraktari, i cili sot pritet të vendosë lidhur me këtë kërkesë.

Millun Millenkoviq i njohur si Llune u arrestua dje nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij krijoi një situatë të tensionuar, ku një grup i qytetarëve serb u mblodhën pranë vendit ku ai po arrestohej, një lokal floktarësh, me qëllim që të kundërshtoheshin veprimet policore të NJSI-së që po ndërmerreshin.

Aksioni i arrestimit të Llune, që sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale, të lënduar la tre zyrtarë policor.

Njëri nga këta polic u lëndua gjatë kohës sa i dyshuari Millenkoviq po arrestohej, e dy të tjerë pas operacionit policor nga turma e personave që u mblodhën.

Përpos policëve, gjatë vënies nën pranga të Llunes, i cili i tentoi t’i shmangej arrestimit të tij, u lëndua edhe ky i fundit. E raporti policor tregon se edhe të dyshuarit edhe policëve të lënduar iu është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor.

Tri vetura zyrtare të PK-së u thyen, e nga i gjithë aksioni u lënduan gjithsej tre policë.

Llune tash e një kohë ishte në kërkim të forcave të rendit, ai u kap dje rreth orës 12:00 e i njëjti po dyshohet për sulm ndaj personave zyrtar e edhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka thënë për KALLXO.com se në Milenkoviq dyshohet të jetë i përfshirë edhe në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që ndodhen në fillim të këtij muaji.

Prokurori ka thënë për KALLXO.com se i arrestuari dje është i përfshirë në sulmin ndaj zyrave të KKZ-së bashkë me Dejan Pantiq i cili u arrestua nga Policia në dhjetor.

“Personi, Millun Milekoviq është arrestu sot në ora 12:00 për shkak të veprës penale “sulmit terrorist” që ka ndodh në dhjetor të vitit të kaluar në zyrat e KKZ-së i implikuar me disa persona të tjerë si rasti “Pantiq” dhe të tjerë. Dyshohet edhe për këto vepra penale, natyrisht që Policia janë duke punuar në atë drejtim, në sigurimin e provave. Është rast i veçantë por provat do të sigurohen nga Policia e Kosovës që ka qenë i implikuar në sulmet ndaj KFOR-it”- tha Shefkiu për KALLXO.com

Lidhur me mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e kësaj mase, pritet konfirmim nga gjyqtari i procedures paraprake.

Prokuroria i paraqet provat Gjykatës për të arrestuarin Millun Millenkoviq