Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj - 16 shkurt 2023 Foto: KALLXO.com

Më 4 dhe 5 shtator Osmani viziton Shqipërinë, do të takohet me Begajn e Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Shqipëri të hënën dhe të martën, dhe atje do të takohet me krerët kryesorë të shtetit.

Sipas agjendës, të hënën Osmani do të takohet në tri takime të ndryshme me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Konferencë për media është paraparë të mbahet vetëm pas takimit me presidentin Begaj dhe të dy presidentët do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Të martën, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët të dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Më pas, ajo do të takohet me disa udhëheqës të bashkive në Shqipëri dhe do të vizitojë pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Në Berat, presidentes do t’i jepet titulli “Patron i Kalasë’’, i cili siç thuhet në agjendë është një titull shumë i lartë ekskluziv, e që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Kjo është agjenda e plotë e vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri:

E hënë – 4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30  – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

E martë – 5 shtator

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave (Kosove, Shqiperi, MV).

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë(Livestream ne Presidence)

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv, i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit