Mbledhja e Qeverisë për masat shtesë pas konfirmimit të Coronavirus në Kosovë

Vetëm pak orë pas konferencës së jashtëzakonshme në të cilën morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, dhanë edhe konfirmimin se dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.

Mledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës pritet të filloj për disa minuta ndërsa në rend të ditës është pika për shqyrtimin e masave shtesë pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekjes së dy personave me virusin corona.

Ekipi i KALLXO.com i cili po raporton nga mbledhja ka treguar se ministrat janë mbledhur ndërsa janë në pritje të Kryeministrit Kurti.

KALLXO.com do ta transmetoj live mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në Facebook të KALLXO.com.

LIVE Mbledhja e Qeverisë pas rasteve të para me coronavirus

LIVEMbledhja e Qeverisë pas rasteve të para me coronavirus

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 13 mars 2020

.