Miratohet nisma për njohjen dhe konvertimin e patentë-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë-shoferëve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara.

Këtë vendim Qeveria e mori në mbledhjen e mbajtur më 14.02.2024.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.

Më 11.01.2024, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte dekretuar ratifikimin Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim për përjashtim reciprok të kërkesave për vizë hyrje e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 22 shkurt 2024.

Nga data 1 janar 2024 kosovarët kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në Zonën Schengen.