Mbi 200 milionë euro mbështetje dhe risi fiskale për bizneset në vitin 2021

Në vitin që vjen, pritet të ketë mbështetje milionëshe për biznese në Kosovë ndërsa ekzekutivi pritet të hartojë brenda këtij viti bazën ligjore.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se bizneset pritet të mbështeten me mbi 200 milionë euro në vitin 2021 ndërsa foli edhe për risitë fiskale

“Pakoja për mbështetje për sektorin privat do të vazhdojë, në vitin e ardhshëm do të jenë mbi 200 milionë euro , do të përcaktohen saktë kriteret. Një kërkesë tjetër që e përmendi kryetari, brenda ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike , në momentin që miratohet do të shtyhet çështja e pagesave dhe nuk do të ketë mbyllje të bizneseve dhe lajmi tjetër i mirë është që me pakon e dytë fiskale do t’i kushtojmë rëndësisë që prodhimi vendor të lirohet prej tatimit. Këto janë disa elemente të rëndësisë së veçantë dhe brenda këtij viti baza ligjore do të krijohet dhe do të fillojë të implementohet në vitin 2021.

Këto deklarata, Krasniqi i bëri gjatë vizitës në Komunën e Suharekës, si pjesë e kabinetit të kryeministri të Kosovës Avdullah Hoti ku në kuadër të javës së Biznesit Kosovar 2020 vizituan verarinë “Agro Kosova Holding” në Suharekë e që lidhet me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington.