Mbahet ceremoni e transferimit të kompetencave të Komandës Rajonale të KFOR-it

Përmes një ceremonie në Kampin Bondsteel, komanda e rajonale e KFOR-it në lindje bëri transferim të kompetencave ku ekipi Luftarak i Brigadës 76 të Këmbësorisë i dha komandën ekipit te Brigadës së 56-të të Këmbësorisë.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe liri të lëvizjes” – tha Kolonel Ross Walker, komandant i ekipit luftarak të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë.

“Ekipi ynë është i trajnuar mirë dhe i gatshëm për të mbështetur partnerët tanë ndërkombëtarë në këtë mision të rëndësishëm të udhëhequr nga NATO, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara.”

Në një njoftim të KFOR-it thuhet se Komandanti, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili kryesoi ceremoninë, falënderoi komandantin në largim Kol. Chris M. Mabis për profesionalizmin e tij gjatë një periudhe të shënuar me sfida.

“Kolonel Mabis mirëkuptimin tuaj të gjerë të situatës, aftësinë udhëheqëse dhe përkushtimin tuaj në mision. ka ngritur ndjeshëm gatishmërinë dhe profesionalizmin e RC-Lindje dhe KFOR-it. Jam krenar për kontributin dhe traditën e suksesit të njësisë suaj.”

Tutje, në njoftim theksohet se ai gjithashtu përmendi rolin e rëndësishëm që ka luajtur Komanda Rajonale Lindje gjatë tensioneve të fundit në veri të rajonit, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt në Kosovë.

Komanda Rajonale Lindore dhe Task Forca Texans përbëhet nga ushtarë nga Garda Kombëtare e shtatë shteteve të ndryshme dhe 10 kombe partnere.