Magjistralja Prishtinë - Pejë mbushet me ujë pas vërshimeve

Reshjet e fundit të shiut që kanë shkaktuar vërshime të mëdha në vend, kanë prekur edhe magjistralen Prishtinë – Pejë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com, ku shihet se uji ka depërtuar në këtë zonë dhe janë shkaktuar kolona, por qarkullimi i veturave nuk është ndërprerë.

Shumica e komunave në Kosovë janë duke u përballur me rrugë të prishura, ura të rrëzuara, ndërprerje të rrymës elektrikë si dhe përmbytje të shtëpive të tyre pas rritjes së reshjeve atmosferike ditëve të fundit.

E dje një nga komunat më të prekura ka qenë ajo e Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Shumë komuna kanë krijuar ekipet emergjente të reagimet pas këtyre vërshimeve, kurse kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka paralajmëruar krijimin e fondit emergjent për vërshime.