Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen 9 persona

9 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mes 3 veturave dhe një kombajne në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombajnë. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme”- tha ai.