Ilustrim

Lirohet në procedurë të rregullt personi te i cili u gjet një granatë dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje më 19 shtator, në rrugën “Nëna Terezë”, në Pejë është gjetur një granatë dore te një person.

Në vendin e ngjarjes sipas policisë kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa ka arritur njësiti për deminim.

“Është raportuar se te një mashkull kosovar, është gjetur një granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë”- thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.