Foto: Ilustrim

Lipjan, dyshohet se nëna goditi me mjet të fortë fëmijën 6-vjeçar

Një qytetar nga Lipjani ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre 6-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve fëmija ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, është raportuar të premten rreth orës 12:00.