Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Lipjan, arrestohet një grua për dhunë psikike ndaj burrit
20.12.2025 - 10:57
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është arrestuar të premten, më 19.12.2025 në Lipjan.
Sipas forcave të rendit, e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj burrit të saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortit të saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.