Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel - Foto: REL/EPA
Liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdon nënshkrimi i peticionit online – zyrtarja e BE-së bënë thirrje për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve
Qytetarë të shumtë janë duke vazhduar të nënshkruajnë peticionin online për liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.
Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
Zyrtarja e BE-së, ka njoftuar sot përmes një postimi në Twitter, se në këtë peticion janë mbledhur 7 mijë e 500 nënshkrime, shifër kjo për të cilën ajo dje kishte bërë thirrje të arrihet.
Now it’s time for: „Visa-Liberalization for the Republic of Kosovo 🇽🇰”
🖊️Sign & Share ‼️ ➡️https://t.co/lFGqupyC2X
Do not isolate Kosovo. Equal rights for citizens of Kosovo as for EU citizens. Equal rights for all Europeans. 🇪🇺 pic.twitter.com/nUICIEJinJ
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 26, 2022
Schneeberger ka bërë thirrje që nënshkrimet në këtë peticion tash të arrijnë në 10 mijë të tilla.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së.
Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por vendimet përfundimtare miratohen në Këshill nga shtetet anëtare të BE-së, disa prej të cilave janë duke e bllokuar këtë proces. /Telegrafi