Ilustrim

Lejohet shëtitja e qenve 500 metra larg vendbanimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë ka plotësuar vendimin për kufizim të lëvizjes në 90 minutësh.

Sipas Ahmeti, MSh në këtë plotësim ka lejuar shëtitjen e qenve deri në 500 metra larg shtëpisë apo banesës së pronarit.

“Me plotësimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të ditës së martë lejohet shëtitja e qenve deri në 500 metra prej shtëpisë dhe banesës. Kjo leje nuk mund të shfrytëzohet për arsye tjera”, ka shkruar Ahmeti.