Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës/ Facebook

LDK zyrtarizon edhe tetë kandidatura për kryetarë të komunave të Kosovës   

Kryesia e Lidhjes Demokratike Lidhja ka bërë publik emrat edhe të tetë kandidatëve të saj për kryetar të komunave të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur sot, janë miratuar propozimet e degëve të kësaj paritë për tetë kandidatura për kryetarë të komunave, për zgjedhjet komunale të vjeshtës.

Kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt është caktuar Sibel Halimi, për kryetar të Komunës së Mitrovicës është caktuar Armend Agolli, për kryetar të Gjakovës është caktuar Teki Shala, për Obliq është caktuar Mehmet Krasniqi, për Shtime është caktuar Bedri Zeqiri, për kryetare të Drenasit është caktuar Anduena Gllareva, për kryetar të Komunës e Kaçanikut Shkëlqim Jakupi dhe Bajrush Ymeri është caktuar kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

LKD, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre, të shpallura në dy rundet paraprake, japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së.

“LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.