LDK dhe AAK: Universitetet janë të politizuara

Sonte në #DebatPernime partitë politike në vend po prezantojnë programin për arsimin.

Përfaqësuesit e koalicionit AAK-PSD dhe LDK u pajtuan në një fushë, mbi politizimin e Universitete Publike në vend.

“Universitetet e dimë sesi janë bërë, për me bë shumë vota për me punësu militantet por edhe me i shkollu studentet që kanë interesim”, tha Besa Luzha gjatë debatit.

“Ato janë bërë me direktiva, partitë tani duhet me u deklaru, a duhet me i mishël apo me i reformu”, tha tutje ajo.

Edhe kandidati për deputet nga LDK, Xhavit Rexhaj tha se universitetet në vend janë të politizuara.

“Për hirrë të opinionit, këto janë universitete të politizuara, por studentet nuk kanë faj për atë. Viti parë është vit i shpëtimit, në gjatë mujorin e parë do të filloj depolitizimit, dy vitet e para janë të konsolidimit të sistemit të lartë”, deklaroi ai.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.