Latifi inspekton punimet në asfaltimin e rrugëve (FOTO)

Në komunën e Rahovecit janë duke u asfaltuar rrugët nëpër disa fshatra.

Kryetari Smajl Latifi, i shoqëruar nga Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike kanë inspektuar nga afër asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Drenoc-Senoc-Pastasel dhe Polluzhë.

Poashtu Latifi ka shikuar nga afër edhe rregullimin e rreth-rrotullimit në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, si dhe rreth-rrotullimin në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushë e Madhe dhe Rahovec-Suharekë.