Lajçak takohet me O’Brien, flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të mërkurën më 14.02.2024 ka zhvilluar një takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Përmes një postimi në platformën sociale “X”, Lajçak tha se bisedimet e tyre u përqendruan në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne bëmë një shkëmbim të mendimeve rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe perspektivave që presin në horizont. Ne u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”- theksoi Lajçak.

 

Takimi u zhvillua në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Lajçak theksoi bashkëpunimin e ngushtë midis tij dhe O’Brien.

Ai po ashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara për përfshirjen dhe përkrahjen diplomatike.