Foto:' Miroslav Lajçak, Twitter

Lajçak informon shefin e diplomacisë italiane për situatën në veri të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, të cilin e ka informuar për dialogun Kosovë – Serbi e për hapat për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Lajçak tha se Italia është partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Informova Antonio Tajani për situatën në Dialog dhe hapat e nevojshëm për shtensionim dhe kthimin në Dialog. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku”- ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak po qëndron në Dubrovnik dhe gjatë Forumit në Kroaci me moton “Manovrimi në riformësimin botëror”, ai ka takuar edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.