Kuvendi shkon në pauzë për shkak të mos funksionimit të pajisjeve

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 10 minutëshe, nga seanca e jashtëzakonshme që po mbahet sot për ta shqyrtuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, tha se duhet shkuar në pauzë për shkak të problemeve teknike.

“Na duhet pauzë 10 minutëshe pasi nuk po punojnë pajiset, regjisë i duhet kohë për ti rregulluar”, tha ajo.

Kuvendi po mban seancë në kushte të jashtëzakonshme, me distancë mes deputetëve për shkak të rrezikut nga coronavirusi.