Kuvendi nderon më një minutë heshtje Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar më një minutë heshtje komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshorten e tij, Xhevë Lladrovci, në 24-vjetorin e rënies së tij.

“Ata janë shembulli i përkryer se si jepet jeta për atdheun, lavdi atyre dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së” – ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Fehmi e Xhevë Lladrovci janë vrarë më 22 shtator të vitit 1998 në Çiçavicë.