Kuvendi i Kosovës në ditën kur u votua Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe MUlla

Kuvendi Mban Seancë

Sot me fillim nga ora 10:00 mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku përveç tjerash do të shqyrtohet projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe projektligji Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës. Në seancën e sotme, në të cilën është një rend i ditës me 23 pika, është paraparë të shqyrtohet edhe Shqyrtimi i raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
  2. Koha për pyetje parlamentare
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë
  16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës
  17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016
  18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016
  19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016
  20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb
  21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankes
  22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave
  23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës