Ilustrim

Kuvendi javën tjetër mban dy seanca

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që javën e ardhshme të mbahen dy seanca. Njëra seancë e rregullt dhe një seancë me vazhdimin e pikave të pa përfunduara.

Kështu ka bërë të ditur, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë.

“Javën që vjen më datën 12 do të ketë një seancë të re të Kuvendit, por që një ditë para do të vazhdojnë pikat që kanë mbetur nga javët e kaluara”- ka thënë Muja.

Ai tutje ka thënë se në këto seanca do të diskutohen dy projektligje dhe do të shqyrtohen raporte.

“Do të diskutohen dy projektligje kryesore. Njëri është në shqyrtim të dytë ai për Racionalizimin e agjencive dhe ligji për Prokurorin e Shtetit. Raportet e tjera janë kryesisht raporte të auditimit unë besoj që do të diskutohen”- ka thënë Muja.

Kuvendi sot po vazhdon punimet e seancës plenare e cila ka mbetur e papërfunduar dje e që në rend dite ka debatin parlamentar për dy vjetorin e Qeverisë Kurti.