Kuvendi i Kosovës, sot pritet të ketë debat parlamentar për sigurimin e vaksiave

Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 ka parapa të mbajë seancë plenare. Në këtë seancë do të ketë debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Kjo pikë e rendit të ditës është bërë me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Abelard Tahiri deputet i PDK-së pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit më 20 prill, kishte thënë se kërkesa PDK-së për debat parlamentar për sigurimin e vaksinave do të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës.

“Kjo është çështje është urgjente kemi shpreh pakënaqësi dhe mllef që jemi ndër vendet e fundit që nuk e shohim një dritë të gjelbër në fund të tunelit për sigurimin e vaksinave. Qëndrojmë të fundit të Evropë. I bëjë thirrje Kurtit e Vitisë që të hënën të jenë në seancë dhe të japin sqarime”, ka thënë Tahiri.

Rendi i ditës

  1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4.    Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
    5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të
    Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
    6.   Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.