Kuvendi formon komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka formuar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit shqiptar.

Kryetar i këtij komisioni do të jetë Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe anëtar deputeti Armend Zemaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, zëvendëskryetar i parë do të jetë Fitim Haziri, kurse anëtarë Tinka Kurti, Nijazi Isaku, Besim Muzaqi dhe Valon Ramadani.

Ndërsa nga Partia Demoktratike e Kosovës anëtarë do të jenë deputetët Mërgim Lushtaku dhe Isak Shabani dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Time Kadrijaj.

Nga grupi multietnik është përzgjedhur anëtare deputetja Fidan Jillta.

Komisioni ad-hoc ngarkohet që të veprojë në lidhje me Ligjin për RTK-në dhe pastaj me kohë i paraqet Kuvendit raportin me rekomandime.