Kurti për Pashkët Ortodokse: Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim
Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Në shkrimin e tij, ai pati urim të veçantë për shqiptarët ortodoksë në të gjitha trojet dhe në mërgatë.
“Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri.”- shkroi Kurti.
Ai ka uruar besim e mirësi në çdo shtëpi.
Besimtarët ortodoksë në botë, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët, festën më të rëndësishme të krishterimit ortodoks.
Në këtë ditë, ata kremtojnë ringjalljen e Krishtit.
Të krishterët ortodoksë ndjekin kalendarin julian për shënimin e Pashkëve, duke bërë që festa sivjet të festohet më 12 prill, ndërsa shumica e kishave perëndimore e kanë shënuar atë më 5 prill.
Nesër, e hënë, është festë zyrtare në Kosovë.