Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti në Kuvend: Është e rrugës që ta zgjedhim presidenten e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se janë duke bërë skanimin e gjendjes dhe më pas do të bëjnë edhe shpalosjen e programit qeverisës.

Sipas Kurtit, tash është e rrugës që të zgjidhet presidentja e re, Vjosa Osmani.

“Fillimisht ta bëjmë një skanim të tillë dhe ta bëjmë zgjedhjen e presidentes nga Kuvendi meqenëse e dimë se ky është vit kur e kemi edhe qeverinë e re edhe presidenten e re. Andaj konsiderojmë që është e udhës që ta kemi zgjedhjen e presidentes dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”, theksoi ai.

Kurti shtoi se janë të bindur që kjo është rruga më e mirë dhe më e duhur përpara.

Ende nuk dihet se kur pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.