Kurteshi flet edhe njëherë për rastin e djeshëm në KQZ

 

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një sulm ndaj një anëtari të KQZ-së nga ana e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ,  Sami Kurteshi.

KALLXO.com ka kontaktuar dje gjatë ditës Sami Kurteshin i cili e kishte mohuar rastin, duke thënë që është vetëm një gënjeshtër.

Po ashtu përkundër saj, Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj Sami Kurteshit.

Ndërsa sot gjatë mbledhjes së KQZ-se, Sami Kurteshi edhe njëherë e ka mohuar se ka sulmuar ndonjë anëtarë të KQZ-së.

Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së ka thënë dje nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kam kërkuar nga ana e një anëtari të KQZ-së që të vendos maskën.

’’Dje kam pasur mbledhje të komitetit dhe duke hyrë në zyre kam takuar një djalë, të cilit nuk  ia di as emrin, e kam pyetur se ku e ke maskën, në fillim nuk më ka dëgjuar ndërsa përsëri i kam thënë djalë ku e ki maskën, vendose maskën, në një përgjigje të tij më ka thënë që nuk kam maskë e as nuk e vendosi maskën, e kam marrë dhe e kom dërguar jashtë, nuk ka pasur konflikt verbal’’, ka thënë Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së.

 

Sami Kurteshi mohon ta ketë sulmuar dikë në KQZ

Policia hap rast ndaj Sami Kurteshit, dyshohet për sulm