Sami Kurteshi, VV, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Sami Kurteshi mohon ta ketë sulmuar dikë në KQZ

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka mohuar të ketë sulmuar dikë në vendin e punës. Në një përgjigje të shkurtër për KALLXO.com, i pyetur nëse ka sulmuar fizikisht dikë, Kurteshi ka thënë shkurt: “Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër”.

Sot gjatë ditës është raportuar se Kurteshi ka sulmuar një anëtarë të KQZ-së i cili ka refuzuar të vendos maskën ndërsa anti-COVID-19.

Edhe në mbledhjen e fundit Kurteshi kishte kërkuar nga anëtarët e KQZ-së që t’i vendosin maskat, ose të dalin jashtë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, ka hapur rast për sulm ndaj Sami Kurteshit.

Kurteshi – pjesëmarrësve në mbledhjen e KQZ: Vendosni maskat ose dilni jashtë