Kryqi i Kuq bënë thirrje për mbrojtje të civilëve dhe punëtorëve shëndetësorë në sulmet në Izrael

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Izrael që të respektojnë obligimet ligjore të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të sigurohen që popullata civile dhe punonjësit shëndetësor të jenë të mbrojtur, raporton BBC.

Fabrizio Carboni nga ky komitet bëri përshkroi raportimet dhe imazhet nga ky sulm terrorist si “shumë tmerruese” duke theksuar se “nëse situata vazhdon të eskalojë, atëherë civil nga dy anët do pësojnë në numër të madh”.

“Dua të bëj të qartë se kryerja ose kërcënimi për kryerjen e një akti pengmarrjeje është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Çdokush i arrestuar, përfshirë luftëtarët, duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me dinjitet”, tha ai.

Mediat lokale raportojnë tani se numri është rritur në të paktën 40 të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur.

Derisa, sipas zyrtarëve lokalë palestinezë, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 161 persona dhe kanë plagosur rreth 1,000 persona.

Në rrjete sociale janë shpërndarë shumë pamje ku qytetarë izraelit janë marr peng dhe janë dërguar në rripin e Gazës.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë