Foto: A2CNN

Zhvillimet në Izrael - Netanyahu: Jemi në luftë

16:45 – Dhjetëra pengje civile e ushtarake të marra nga Hamasi

Mediat lokale izraelite raportojnë se janë marrë dhjetëra pengje civile nga forcat militante të Hamasit në sulmin terrorist në Izrael.

Disa mendohet se janë të izoluar në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës. Të tjerë janë dërguar në Gaza.

Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, ka thënë se “oficerë të lartë” nga ushtria izraelite janë kapur.

Grupet palestineze edhe në të kaluarën kanë përdorur pengjet si pazare për të siguruar lirimin e militantëve të mbajtur nga Izraeli.

Kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe skenat i tmerrshëm për shumë izraelit, raporton BBC.

15:45 – Glauk Konjufca i tronditur me sulmet në Izrael, shpreh ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur me sulmin terrorist kundër Izraelit nga forcat militante të Hamasit.

Ai në emër të Kuvendit ka shprehur ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në këtë sulm.

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës u shpreh ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”- ka shkruar Konjufca në rrejtin X.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

15:18 – Të paktën 40 izraelitë të vrarë dhe 740 të plagosur

Zyrtarët izraelitë thanë më herët se numri i të vdekurve në vend ështe 22, me qindra të plagosur pas sulmit të paprecedentë nga Gaza.

Mediat lokale raportojnë tani se numri është rritur në të paktën 40 të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur, raporton BBC.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

15:02 – Sulmet ajrore izraelite vrasin 161 palestinezë, thonë zyrtarët lokalë

Sipas zyrtarëve lokalë palestinezë, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 161 persona dhe kanë plagosur rreth 1,000 persona, raporton BBC.

Izraeli tha më herët se kishte filluar të sulmonte objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të “breshërisë së raketave” që ishin pjesë e një sulmi të paprecedentë nga militantët palestinezë.

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant Hamas depërtuan në Izrael, duke shkaktuar luftim me armë në disa komunitete.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ‘janë në luftë’, raporton BBC.

14:49 – Sulmet me raketa kundër Izraelit, reagon kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar sulmin terrorist të forcave të Hamasit.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin X është shprehur se Kosova është përkrah Izraelit në këto kohë sfiduese dhe dënon të gjitha aktet e dhunës.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”- ka shkruar Kurti.

14:37 – Edi Rama dënon fuqishëm sulmin e forcave të Hamasit në Izrael

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të forcave të Hamasit në Izrael.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social X u shpreh se janë me familjet e viktimave e gjithë Izraelin.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”- është shprehur Rama.

Njëjtë si Shqipëria edhe Kosova ka dënuar sulmet në Izrael.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Jerusalem u ka bërë thirrje shtetaseve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e Shtetit të Izraelit pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

14:30 – Sulmi në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem del me thirrje për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Jerusalem u ka bërë thirrje shtetaseve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e Shtetit të Izraelit pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës.

Ambasada madje ka ndarë edhe një numër kontakti të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”- thuhet në njoftim.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

13:28 – Luftimet në Gaza, reagon ish-kryeministri Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve luftarake në Gaza.

Mbi 2 mijë e 200 raketa u gjuajtën në drejtim të Izraelit konfirmuan autoritetet ushtarake ndërsa deri më tani 22 të vdekur u konfirmuan.

“Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike. Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë!”- ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.

13:10 – Luftimet në Izrael, rreth 2200 raketa u gjuajtën në Gaza

Që nga orët e para të së shtunës, rreth 2 mijë e 200 raketa u gjuajtën në Gaza, konfirmuan autoritetet ushtarake të Izraelit, raporton CNN.

Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa.

“Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael të shtunën që nga fillimi i luftimeve” – raporton CNN.

Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar 22 viktima dhe mbi 500 të lënduar.

Sulmet në Izrael i ka dënuar shteti i Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

12.53 – Luftimet në Izrael, reagon presidentja Osmani

Të paktën 22 persona u vranë nga luftimet e së shtunës në Izrael, konfirmuan autoritet vendase.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar duke thënë se Kosova solidarizohet me shtetin e Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin  tonë të plotë me Presidentin Isaac_Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave” – ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Ndërkohë, sulmet “terroriste kundër Izraelit” i ka dënuar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – thuhet në reagimin e MPJD-së në rrjetin social X.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryeministri i Izraelit njoftoi popullin se tashmë vendi i tyre ndodhet në një luftë.

11:07

Kryeministri I Izraelit, Benjamin Netanyahu iu ka drejtuar popullit me një video pas luftimeve të sotme.

Ai tha se armiku do të paguaj çmimin për siulimin.

“Ne jemi në luftë, jo në një operacion. Hamasi ka ndërmarrë një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Unë urdhërova para së gjithash që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që ishin infiltruar dhe urdhëruan një -Mobilizimi në shkallë të rezervave. Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë” – tha Netanyahu në një video në rrjetin social X.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se Hamasi ka nisur një luftë kundër Izraelit. Në një deklaratë Yoav Gallant tha se Hamasi ka bërë një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe ka nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ai shtoi se trupat e IDF po “luftojnë kundër armikut në çdo vend dhe shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur “Operacionin Shpata të Hekurta” kundër grupit të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve nga territori.