Kryetares së Gjykatës së Prishtinës i shtohet pasuria
Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka banesë, garazh, dhe një lokal të cilat kapin vlerën rreth 134 mijë euro.
Një banesë në sipërfaqe prej 76 m2, garazh në sipërfaqe 15 m2, dhe lokali në sipërfaqe prej 86.80 m2, ka thënë se janë në emër të saj.
Krahas vitit paraprak të parës së Gjykatës pasuria i është shtuar me blerjen e lokalit në vitin 2019, në shumë prej 68 mijë euro.
Kryetarja e Gjykatë po ashtu ka deklaruar edhe një arë 1.5 hektarësh, një truall me oborr në sipërfaqe 60 ari, një mal 80 ari dhe një shtëpi 250 m2, por për këto prona të pa luajtshme, e para e Gjykatës së Prishtinës ka thënë se janë në emër të prindërve të saj.
Gjithashtu Bytyçi ka deklaruar se në emër të saj ka edhe një veturë në vlerë prej 7 mijë e 500 euro.
Kurse si para të kursyera kryetarja e Gjykatës, ka deklaruar se ka mbi 21 mijë euro.
Ndërsa ka deklaruar se ka edhe një kredi rreth 40 mijë euro, të cilën e kishte marrë për blerjen e lokalit, në kohëzgjatje deri në vitin 2024.
27 mijë e 228 euro Bytyçi ka thënë se i ka të hyra vjetore nga paga dhe mëditjet, ndërsa 6 mije e 708 euro nga angazhimet e tjera.