Krasniqi: Do të jenë publikë përfituesit e pakos emergjente

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u zotua se do të bëhet publike lista e përfituesve të pakos emergjente të Qeverisë.

“Jam i sigurt që s’ka asnjë pengesë sepse legjislacioni nuk e pengon që kjo listë të bëhet publike dhe besoj që ka me u bë… S’ka asnjë arsye që mos me u bë publike këto”, ka thënë Krasniqi përballë Jeta Xharrës.

“Kompanitë mund të përfitojnë përmes pakos emergjente vetëm me masat që kanë të bëjnë me likuidetin e kompanive, ende asnjë kompani s’ka përfitu”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovë ka aprovuar një pako emergjente fiskale, për t’u dalë në ndihmë bizneseve, punëtorëve dhe qytetarëve në nevojë, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

.