COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, një i vdekur dhe 52 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe, nga 1,324 testime të kryera, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus duke e çuar numrin e rasteve aktive në 1,646.

Ndërkaq, numri qytetarëve të shëruar gjatë 24 orëve të fundit është 154, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221,932.

Lidhur me vaksinimin IKShPK ka bërë të ditur , se në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke shtuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,814,984 doza të vaksinës.

Kurse, sa i përket dozave, kyInstitut ka njoftuar se deri më sot 816,909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe se numri i të vaksinuarëve me doza të treta dhe doza përforcuese të vaksines kundër COVID-19 deri më sot është 97,984.

Në fund të këtij njoftimi IKShPK-ja, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën.