Foto: FFK
Kosova dhe Zvicra ndajnë pikët, Muriqi barazon në sekondat e fundit të ndeshjes
09.9.2023 - 22:53
Kosova dhe Zvicra kanë ndarë pikët në ndeshjen kualifikuese për “Euro 24”.
Në sekondat e fundit të ndeshjes barazoi rezultatin Vedat Muriqi në 2:2.
Të parët ishin mysafirët që shënuan në portën e Kombëtares së Kosovës. Remo Freuler shënon për 1-0 nga afërsia, pas një aksioni të mirë të zviceranëve në minutën e 14-të.
Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim 15-minutësh.
Në minutën e 65-të lojës, Vedat Muriqi shënoi gol për Kosovën pas një asistimi të Milot Rashicës.
Por, në minutën e 79, zviceranët shënuan sërish, topin në fund e preku Amir Rrahmani i Kosovës.
Goal! | Vedat Muriqi | 🇽🇰 Kosovo 2-2 Switzerland 🇨🇭pic.twitter.com/bgRqqKyvcX
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 9, 2023