Konviktet e Studentëve në Prishtinë shndërrohen në karantinë

Objektet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, do të shndërrohen në karantinë.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Ai tha se sapo e ka pranuar vendimin e Qeverisë.

“Mund ta konfirmoj se sapo e pranuam vendimin e Qeverisë, që Qendra e Studentëve të shnërrohet në karantinë. Kaq mund të them”, tha shkurtimisht Sfishta për KALLXO.com.

Sipas tij, Qendra e Studentëve ka kapacitet për rreth 4 mijë persona.

Ndërsa sot gjatë ditës, Qendra e Studentëve njoftoi se ka dezinfektuar dhe pastruar  të gjitha konviktet dhe objektet e kësaj Qendre.

Qendra e Studentëve në Prishtinë dezinfekton konviktet