Qendra e Studentëve në Prishtinë dezinfekton konviktet

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar se pas masave të Qeverisë, të gjitha objektet dhe konviktet janë pastruar, dezinfektuar dhe pajisur me material higjenik.

Sipas njoftimit, Qendra e Studentëve ka marrë të gjitha masat dhe është e gatshme për çdo vendim eventual që mund të merret nga Qeveria.

Po ashtu, në njoftim thuhet se janë siguruar të gjitha gjësendet e studentëve, nëpër objekte.

“Në këtë situatë ne si QS kemi qenë të detyruar që t’i sigurojmë të gjitha gjësendet (rrobat, librat, paisjet elektronike) të studentëve në hapsira të izoluara dhe të sigurta”, thuhet në fund të njoftimit të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.