Kontrabandim me mallra afër kufirit Kosovë-Serbi, sekuestrohen 15 stufa elektrike (FOTO)

Një person është ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës përderisa ishte duke drejtuar automjetin e tij (kombi) të mbushur me mall, i cili dyshohet se ishte duke u kontrabanduar në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, afër vijës kufitare me Serbinë në fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollimit është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike “VAILLANT”, të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Drejtuesi i automjetit M.DZ (1983) shtetas i Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Kosovë nga Serbia, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës