Konfiskohet sasi e floririt në Shtërpcë nga një shtetas i Maqedonisë Veriore

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një veture ka zbuluar sasi të floriti e cila dyshohet se përdorej për tregti.

“Më datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcë, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e florirt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, bylyzykë dhe unaza) pa dokumete dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar”, njofton Policia.

I dyshuari, H. R. (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e florirt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin.