Konfiskohen sasi e madhe e cigareve të kontrabanduara në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë - FOTO

Dogana e Kosovës gjatë një kontrolli në një depo në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Sipas një njoftimi, kontrolla ka ndodhur sot me 2 qershor, ndërsa për sasinë dhe vlerën e cigareve, Dogana e Kosovës do të informoj me anë të një komunikate.

“Për këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe nën udhëheqjen e tyre janë marrë veprimet. Sasia e cigareve është duke u numëruar dhe shumë shpejtë do të dalim me një komunikatë për sasinë, vlerën e cigareve dhe shmangiet nga taksat doganore”, thuhet në njoftim.

 

Mbrëmë në emisionin ‘Kallxo Pernime’, drejtori i Doganës, Agron Llugaliu ka folur për për kontrabandën, arrestimet e doganierëve, mashtrimin me celularë e me kilometrat e automjeteve.

Drejtori i Doganës flet për kontrabandën, arrestimet e doganierëve, mashtrimin me celularë e me kilometrat e automjeteve