COVID-19 - KALLXO

Komunat me raste të reja me COVID-19

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të publikuara pak më parë bëhet e ditur se sot në nivel vendi kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 132 persona, ndërsa 83 persona të tjerë janë shëruar.

Edhe sot, Prishtina prin me numër të rasteve pozitive me 47 raste, ndërsa menjëherë pas saj janë  Ferizaj dhe Mitrovica me nga 16 raste pozitive, ndërsa Gjilani sot shënoi 12 raste pozitive nga coronavirusi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve të regjistruara me COVID-19 deri më tani është 5.369, prej të cilëve 2,545 janë të shëruar ndërsa 118 persona kanë vdekur.