Komuna Podujevë, kontrakton mbi 1.1 milion euro për ndërtimin e stacionit të autobusëve

Komuna e Podujevës pritet të ndërtoj stacion të autobusëve, pasi për ndërtimin e këtij stacionit, ajo tashmë ka kontraktuar hiq më pak se 1,165,575.47 euro

Sipas njoftim për nënshkrimin e kontratës, në platformën elektronike për prokurim publik në vend “e-prokurimi“, kontrata ju është dhënë grupit të operatorëve ekonomik  ‘Eing com Sh.P.K, Loni Sh.P.K, Sinani-ing Sh.P.K dhe  Isars Sh.P.K.’

Për këtë aktivitet të prokurimit ishin pranuar gjithsej 6 tenderë, ndërsa vetëm një është vlerësuar i përgjegjshëm nga komuna.

Procedura e hapur e prokurimi, ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë tender, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Ndërtimi i këtij stacionit, financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, ku ishte parashikuar të nënshkruhej kontratë në vlerë deri 1,169,379.17 euro.