Komuna e Skenderajt, Foto: Facebook

Komuna e Skenderajt angazhoi 16 punonjës pa procedura të prokurimit

Komuna e Skenderajt në vitin 2021 kishte angazhuar 16 punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta pa zhvilluar procedura të prokurimit.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, rezulton se këto pozita ishin kryesisht për pozita të rregullta të punës, si: specialist i mjekësisë, pediatër dhe staf shëndetësor.

Në raport thuhet se një dukuri e tillë sipas menaxherit të personelit ka ndodhur për shkak të nevojës për angazhimin e stafit për realizimin e objektivave shtesë të komunës gjatë periudhës me pandemi.

E një gjendje e tillë, Auditori ka vlerësuar se mosrespektimi i kërkesave ligjore për angazhim të stafit ndikon/kufizon konkurrencën si dhe meritokracinë e po ashtu dhe ndikim edhe në performancë të dobët të organizatës.

ZKA ka rekomanduar kryetarin se duhet të sigurojë se që nevojat e komunës për pozitat të rregullta të adresohen në Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve dhe aty ku është e nevojshme angazhimi i stafit me marrveshje të veçanta, të respektohen kërkesat ligjore në fuqi.

Sipas nenit 84 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtar Publik përcakton Marrëveshjet për shërbime të veçanta, lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik ku, sipas paragrafit 4 të ndryshim plotësimit të rregullave për prokurim të shërbimeve të veçanta (konsulent/kontraktorët individual) këto rregulla aplikohen vetëm për prokurimin e shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit.

Marrëveshjet për shërbimet e veçanta lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik.

Raportin e plotë të auditorit për vitin 2021 për Komunën e Skenderajt mund ta lexoni në këtë LINK