Komuna e Mitrovicës së Veriut ndan subvencione: 300 euro për fëmijët e lindur në vitin 2024 dhe 500 euro për çiftet e reja

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe për çiftet e reja.

Kështu ka bërë të ditur Komuna më 04.03.2024 përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro.

Në aplikimin për subvencionim për fëmijët e lindur në vitin 2024, qytetarëve u duhen dokumente si: kërkesa, fotokopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të prindërve, dëshmi e vendbanimit të prindit, certifikata e lindjes së fëmijës dhe konfirmimi bankar i llogarisë së nënës.

Kurse, në aplikimin për subvencionim për çiftet e reja në vitin 2024 duhen dokumentat si: kërkesa, fotokopja e letërnjoftimit të dy personave, certifikata e martesës dhe konfirmimi bankar i llogarisë së gruas.

Dorëzimi i kërkesave bëhet çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në 15:00 në zyrën pritëse.

Për më shumë detaje, klikoni në këtë LINK.