Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ofron grante për gratë ndërmarrëse

Komuna e Drenasit ka hapur një thirrje për grante për gratë ndërmarrëse.

Programi “Gratë Ndërmarrëse në Energji” (WEE) do të shpërndajë grante për të ndihmuar gratë ndërmarrëse të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë për t’i mundësuar atyre që të rrisin biznesin e tyre përmes një përdorimi më efiçient të energjisë.

Thirrja për aplikime është e hapur për dy lloje të granteve:

– Grantet e komponentit të AVANCUAR përqendrohen në investime deri në 10 mijë euro, për bizneset në pronësi të grave (të paktën 51% në pronësi të grave) dhe ndërmarrëseve individuale, pa ndonjë kufizim në numrin e të punësuarve, të cilat kanë qenë në biznes për të paktën 1 vit.

Komuna ka njoftuar se aplikimet për grante të AVANCUARA janë të hapura deri më 31 janar 2021.

– Grantet e komponentit të MENÇUR janë përqendruar në investime që variojnë nga 10 mijë euro dhe deri në 135 mijë euro, për gratë që zotërojnë të paktën 51% të biznesit të tyre, me të paktën 5 punonjës dhe të cilat kanë qenë në biznes për të paktën 2 vjet.

Sipas Komunës, aplikimet për grantet e MENÇURA janë të hapura deri më 31 janar 2021.

Një numër punëtorish do të organizohen online për të ndihmuar gratë ndërmarrëse të vlerësojnë dhe kuptojnë më mirë zgjidhjet e përshtatshme për një përdorim më efiçient të energjisë.