Rrjeti i Grave të Kosovës ndan grante në vlerë 80 mijë euro, këto janë organizatat përfituese

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka ndarë grante në vlerë 79,427 euro për tetë organizata. Secila nga organizatat përfituese i kanë marrë nga rreth 10 mijë euro për nismat e tyre nga Fondi i Grave të Kosovës.

“EkoKosWomen” (EKW) me nismën “Qasja në kujdesin shëndetësor, investim në të ardhmen”, ka përfituar grant në vlerë 9,915 euro.

“Gruaja Fermere” me nismën “Përmirësimi i qasjes së grave të Rahovecit në kujdesin shëndetësor cilësor”, ka përfituar grant në vlerë 9,931 euro.

Për nismën “Së bashku për shëndetin tonë” nga Ruka Raci është ndarë grant në vlerë 9, 926 euro.

“Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG)” me nismën “Mbështetja e grave të mbijetuara të dhunës seksuale nëpërmjet edukimit shëndetësor”, ka përfituar grant 9,930 euro.

“Follow Up” me nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme”, ka përfituar grant 9, 930 euro.

“Humanus Vita” me nismën “Përfshirja e edukatës seksuale dhe sfidimi i stereotipeve drejt transformimit të normave gjinore përmes edukimit”, ka përfituar grant 9,935 euro.

Organizata “Ura Sociale” me nismën “Promovimi i edukimit cilësor në shkollat e mesme në Vushtrri”, ka përfituar grant 9,926 euro.

Dhe “Center for Education and Community Development” me nismën “Thyerja e tabuve: Edukimi seksual gjithëpërfshirës – domosdoshmëri”, ka përfituar grant 9,932.

Vendimi për përzgjedhjen e këtyre organizatave është marrë më 18 tetor. Ndarja e granteve është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.

RrGK ka bërë të ditur se nga viti 2012, Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë 289 grante, duke përkrahur 153 organizata, në një shumë të përgjithshme prej 1,771,249 euro.