
Mbledhja e komisioni vlerësues për rekomandim për anëtarë të KShC-së. FOTO: KALLXO.com
Komisioni vlerësues finalizon raportin për rekomandim për anëtarë të KSHC-së
Komisioni vlerësues për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim sot ka finalizuar raportin me emrat e rekomanduar.
Kjo është renditja për rekonmandim sipas fushave:
Te fusha e Edukimit, shkencave humane dhe arteve është Dardane Nallbani Batalli, pasi ka qenë vetëm një kandidate.
Te Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia, renditja për rekomandim është: Mirlinda Batalli, Suada Ajdarpashiq, Afrim Loku.
Te fusha Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika & inxhineria, prodhimtaria dhe ndërtimi, renditja për rekomandim është: Avni Berisha, Jetmir Haxhibeqiri, Mentor Sopjani, Naim Braha.
Ndërkaq, te fusha Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina, renditja është: Rozafa Koliqi, Dukagjin Zeka, Qëndresa Daka, Kujtim Thaçi.
Ndërkaq, kandidati Driton Vela është larguar nga rekomandimi pasi anëtarët e komisionit vlerësuan se ai ka dorëzuar të dhëna jovalide.
Komisioni i themeluar nga Ministria e Arsimit do t’ia dërgojë Ministrisë listën e personave të rekomanduar dhe Ministra pritet të marrë vendim. Pas kësaj, lista e propozuar për anëtarë të KSHC-së do të dërgohet në Qeveri për miratim e në Kuvend për ratifikim.
Ministria e Arsimit e kishte anuluar këtë konkurs më 8 qershor për “arsye ligjore”.