Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

MAShTI anulon konkursin për anëtarë të KShC-së

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të rishpall konkursin për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar nga MAShTI.

Edona Kutleshi- Maliqaj, këshilltare për media ka thënë se si Ministri kanë qenë të interesuar për një proces transparent dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore.

“Për këtë arsye kemi vendosur që të rishpallim thirrjen publike për nominim dhe vetënominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Me këtë rast, presim se do të eleminohen të gjitha lëshimet teknike. Konkursi do të hapet në afatin më të shkurtë të mundshëm”- ka thënë Kutleshi- Maliqaj.

Konkursi për anëtarë të KSHC-së ishte hapur në shkurt 2023.

Për anulimin e këtij konkursi ka reaguar edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

“Dështimi i procesit 5 mujor për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Agjencisë së Akreditimit, i cili ka filluar në shkurt të këtij viti, është shqetësues dhe i rrezikshëm për akreditimin si proces dhe Agjencinë e Akreditimit si bartëse të tij”- thuhet në reagimin e ORCA-së.

Konkursi ka qenë i hapur  për nominimin e katër anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC).

MAShTI hap thirrjen për nominimin të kanidatëve për anëtarëve të KShC-së